Shkolla Fillore Komunale “Naim Frashëri” Tetovë

Të nderuar prindër dhe të dashur nxënës të shkollës sonë, ju informojmë se për shkak të gjendjes së krijuar nga Covid19 dhe masat e ndërmara nga Qeveria e RMV-së mësimi fillon nga data 01 Tetor.
Ne si staf i shkollës i kemi marrë të gjitha masat për mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe presonelit të shkollës.
Për dallim nga viti i kaluar këtë vit mësimin në formë fizike do ta ndjekin vetëm nxënësit e klasëve të PARA, DYTA dhe TRETA edhe atë të ndara në DY GRUPE.
1.GRUPI I PARË (duke filluar nga ora 07.30 deri 10.20)
2.GRUPI I DYTË (duke filluar nga 10.25 deri 13.20)
(Ky orarë vlen për klasët e DYTA dhe TRETA,
P.S. Për ndarjen e grupeve ju lutemi që kontaktoni kujdestarët e klasëve).
Klasët e PARA, 3 paralele fillojnë nga ora 8.40 deri më 13.20, 4 paralelet tjera fillojnë nga ora 14.00 deri më 18.35.
(Ky orarë është orari i rregulltë, për javën e parë do të konsultoheni me mësueset e klasëve).
Klasët e KATËRTA DHE PESTA do të jenë në mësim ONLINE filluar prej orës 7.30 deri 13.20
(Orarin do ta marrin nga kujdestarët e klasëve).
Klasët e GJASHTA,SHTATA,TETA dhe NËNTA do të jenë në mësim ONLINE duke filluar prej orës 14.00 deri në ora 19.00
(Orarin do ta marrin nga kujdestarët e klasëve).
Për çdo ndyshim të formës së punës do ju informojmë nëpërmjet kujdestarëve të klasës.
Me Respekt,
Nga Drejtoria!
Na priftë e mbara dhe shpresojmë për ditë më të mira.